Thuaji Se I Dua

Unë besoj se njerëzit, më shumë se çdo gjë tjetër, kanë nevojë për zbulesën e dashurisë së Perëndisë për ata personalisht. Besoj se ky është themeli mbi të cilin duhet të qëndrojë jeta fitimtare e të krishterëve. Neve nuk na duhet njohuri intelektuale rreth dashurisë së Perëndisë, por kemi nevojë për një zbulesë e cila mund të jepet vetëm nga Fryma e Shenjtë. Kjo do t’i jepet çdo besimtari që mediton dhe e zbaton dashurinë e Perëndisë në jetën e tij dhe e kërkon atë zbulesë në Fjalën e shkruar të Perëndisë si dhe nëpërmjet lutjes.

Është disi e lehtë të pranosh se Perëndia e do gjithë botën aq sa Ai dërgoi Jezusin për të vdekur për të. Por është pak më e vështirë për të besuar se, edhe nëse do të ishit i vetmi person në faqen e dheut, Perëndia ju do kaq shumë saqë do të kishte dërguar Jezusin për të vdekur për ju dhe vetëm ju.

Shkarko
Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon