Lutja e shpëtimit

Zoti të do dhe Ai dëshiron që të ketë një marrëdhënie personale me ty! Nëse ende nuk e ke pranuar Jezus Krishtin si shpëtimtarin tënd, mund ta bësh në këtë moment! Thjesht hapja zemrën tënde atij dhe  thuaj këtë lutje: “

Atë, e di që kam mëkatuar ndaj Teje. Të lutem më fal. Më bëj të pastër. Unë të premtoj se do t’i besoj Jezusit, Birit Tënd. Unë besoj se Ai vdiq për mua. Ai mori mëkatin tim mbi vete, kur Ai vdiq në kryq.  Unë besoj se ai është ringjallur prej të vdekurve. Unë ja dorëzoj jetën time Jezusit , në këtë moment.

Faleminderit Atë, për dhuratën tënde të faljes dhe të jetës së përjetshme. Të lutem, më ndihmo të jetoj për Ty! Në emër të Jezusit, Amen!”

Nëse ti lutesh me vërtetësi në zemrën tënde,  Zoti të ka  dëgjuar, të ka pastruar dhe të ka çliruar nga skllavëria e vdekjes shpirtërore.  Merr një kohë për ti lexuar dhe studiuar këto vargje dhe kërkoji Zotit që të të flasë, ndërkohë që ti ecën me Të, përmes këtij udhëtimi të jetës tënde të re.

Gjoni 3:16

1 Korintasit  15:3-4

Efesianët 1:4

Efesianët 2:8-9

1 Gjonit 1:9

1 Gjonit 4:14-15

1Gjonit  5:1

1 Gjonit  5:12-13

Lutju Atij dhe kërkoji të të drejtojë në një kishë,  e cila bazohet fort mbi biblën. Kështu,  ti do të kesh mundësinë që të rritesh në marrëdhënien tënde personale me Jezus Krishtin.  Zoti është gjithmonë me ty.  Ai do të drejtojë ty ditë pas dite dhe do të tregojë sesi të jetosh jetën plot bollëk,  që Ai ka rezervuar për ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon