Si të njohim Jezusin

Si të njohim Jezusin

Kur mësoni se si ta njihni Jezusin, ju filloni një udhëtim të mahnitshëm në planin e Perëndisë për jetën tuaj. Tek Romakëve 3:23 thuhet se të gjithë kanë mëkatuar dhe janë privuar nga lavdia e Perëndisë. Të njohësh Jezusin do të thotë thjesht të pranosh se ke nevojë për Të, të besosh atë që Ai bëri për ty dhe të pranosh dhuratën e Tij mahnitëse. Kështu, ti pranon se nuk mund ta jetosh këtë jetë me forcën tënde, se ke mëkatuar dhe se ke nevojë për një Shpëtimtar.

Dhe lajmi i mirë në lidhje me njohjen e Jezusit, në lidhje me shpëtimin, është shkëmbimi që ndodh në atë çast. Ti i dorëzon Atij gjithë gjërat e këqija dhe mëkatet që ke bërë, dhe në këmbim, Perëndia të jep gjithçka që ka për ty. Duhet të dish se plani i Tij për jetën tënde është madhështor dhe ky është hapi i parë në atë udhëtim.

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.” — Gjoni 3:16

LUTJA

Romakëve 10:9 thotë se po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.

 

Nëse Jezusi po ju thërret për një marrëdhënie personale me Të, dhe jeni të gatshëm ta ndiqni Atë në gjithçka që bëni, bëni këtë lutje me zë të lartë:

 

“Jezus, e di që kam mëkatuar dhe që kam nevojë për një Shpëtimtar. E besoj që kur Ti shkove në kryq, shkove për mua dhe për mëkatet e mia. Unë besoj se Ti do të më shpëtosh tani. Ta jap Ty jetën time. Sot e di që jam shpëtuar dhe që Ti më fale. Më ndihmo të kuptoj se çfarë do të thotë të jetoj për Ty çdo ditë. Amen.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon