Dashuria e Perëndisë Kapërcen dhe Transformon

U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe pati dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. LUKA 15:20

Çdo person mund të transformohet plotësisht nga dozat e rregullta, të vazhdueshme të dashurisë së Perëndisë. Nuk ka rëndësi se çfarë kanë bërë në jetë ose sa të mirë ato të këqij mund t’i konsiderojmë ata, dashuria e Perëndisë mund të ngrohë edhe zemrën më të ftohtë.
Feja shpesh i jep njerëzve rregulla për të ndjekur dhe ligje për të mbajtur. Ajo i çon ata në besimin që ata duhet ta fitojnë dashurinë e Perëndisë dhe favorin e Tij përmes veprave të mira. Kjo është saktësisht e kundërta e mësimit të vërtetë biblik.

Fjala e Perëndisë thotë që “mëshira triumfon mbi gjykimin” ( Jakobit 2:13). Mirësia e Perëndisë i prin njerëzit në pendim ( Romakëve 2:4), jo mbajtja e ligjeve dhe rregullave. Jezusi erdhi të na japë diçka më të mirë se sa feja – Ai erdhi të na japë një marrëdhënie dashurie të ngushtë, personale me Atin përmes Tij.

Dashuria pa kushte e Perëndisë nuk i lejon njerëzit të mbeten të njëjtët; përkundrazi i do ata ndërsa ata po ndryshojnë. Jezusi tha që Ai nuk erdhi për të shëndoshët, por për të sëmurët (Mateu 9:12). Pjesa më e madhe e botës sonë sot është e sëmurë dhe nuk ka asnjë përgjigje për atë që e mundon përveç Jezus Krishtit dhe gjithçka që Ai përfaqëson.


Dashuria pakushte do të mposhtë të keqen dhe do të transformojë jetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon