Jo Vetëm Me Bukë

Jo Vetëm Me Bukë

njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit. (LIGJI I PËRTËRIRË 8:3)

Gjatë viteve kur shërbesa ime nuk po rritej siç unë dëshiroja, u ndjeva e dështuar dhe e zhgënjyer. Agjërova, u luta, provova gjithçka që dija për t’u përpjekur që të kisha më shumë njerëz pjesëmarrës në konferencat e mia.

Më kujtohet që ankohesha dhe mërzitesha shpesh kur Perëndia nuk më jepte rrit‑ jen që unë dëshiroja. Perëndia shpesh më testonte duke lejuar pjesëmarrjen e mirë dhe entuziazmin në nivele më pak se sa dëshiroja. Kur largohesha nga ato takime, pyesja, “Çfarë po bëj gabim, Perëndi? Pse nuk po më bekon mua? Unë po agjëroj; po lutem. Po jap dhe po besoj, dhe ti nuk po lëviz për mua!” Ndihem e zhgënjyer sa më duket sikur do të shpërthej. Pyesja, “Perëndi, pse nuk i përgjigjesh lutjeve të mia?”

Ai më foli dhe më tha, “Joyce, unë po të mësoj ty që njeriu nuk jeton vetëm me bukë.” Ai i kishte folur të njëjtat fjalë popullit të Izraelit gjatë udhëtimit të tyre në shkretëtirë drejt Tokës së Premtuar me një ritëm shumë më të ngadaltë nga sa kishin shpresuar. Ai u tha atyre se kjo ishte krijuar për t’i përulur ata, për t’i testuar dhe provuar ata. Për t’i mësuar ata se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me fjalën e Zotit.

Nuk më pëlqente të mendoja se Zoti po më përulte dhe më sprovonte, por kuptova se ajo që Perëndia po më thoshte duke më thënë se “njeriu nuk rron vetëm me bukë” ishte se Ai donte që dëshirat e mia të ishin thjesht për më shumë prej Tij, jo për më shumë prej çdo gjëje tjetër. Shërbesa ime u rrit me kalimin e kohës, por vetëm pasi Zoti ishte i pari në jetën time. Kur të jeni të kënaqur vetëm me Perënd‑ inë, atëherë Ai mund t’ju japë gjërat e tjera që dëshironi të keni. Ai është buka jonë e vërtetë në jetë dhe ushqimi i vërtetë i shpirtrave tanë

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Refuzoni të jetoni vetëm me bukë; duajeni Perëndinë më shumë se çdo gjë tjetër.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon