Kurdo, Kudo

Kurdo, Kudo

Lutuni pa pushim (1 THESALONIKASVE 5:17)

Ne mund të lutemi në çdo kohë, në çdo vend. Udhëzimet tona janë “të lutemi në çdo kohë, në çdo rast, në çdo stinë” dhe të “të lutemi pa pushim”, por ne e dimë se nuk mund ta kalojmë gjithë ditën gjatë në një qoshe duke folur dhe dëgjuar Perëndinë. Nëse do ta bënim, nuk do të mund ta jetonim jetën tonë. Lutja duhet të jetë si frymëmarrja ‑ e rregullt, e lehtë dhe ne thjesht duhet të lutemi në rrugën tonë të jetës si pjesë e mënyrës sesi jetojmë. Në fakt, ashtu si jeta jonë fizike mbahet me frymëmarrje, ashtu edhe jeta jonë shpirtërore duhet të mbahet duke u lutur. Ne mund të lutemi me zë të lartë ose mund të lutemi në heshtje. Ne mund të lutemi ulur, në këmbë ose duke ecur. Ne mund të flasim dhe të dëgjojmë Perëndinë ndërsa jemi në lëvizje ose kur jemi në qetësi. Ne mund të lutemi ndërsa jemi duke bërë pazar, duke pritur për një takim, duke marrë pjesë në një takim biznesi, duke bërë punët e shtëpisë, duke vozitur ose duke bërë dush. Ne mund të lutemi në mënyrë të tillë si, “Faleminderit, Zot, për gjithçka që po bën”, ose “Zot, kam nevojë që ti të më ndihmosh”, ose “Oh, Jezus, ndihmo atë zonjën atje që duket aq e trishtuar”. Në fakt, kjo qasje ndaj lutjes është vullneti i Zotit. Satani dëshiron që ne të vonojmë, duke shpresuar se do të harrojmë të lutemi. Ju inkurajoj të luteni menjëherë kur diçka ju vjen në zemër. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni pranë Zotit gjatë gjithë ditës.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Bëjeni zakon komunikimin e vazhdueshëm me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon