jepini Perëndisë shqetësimet tuaja dhe ndiqni zemrën tuaj

Duke hedhur gjithë merakun (ankthin, shqetësimet, merakun, njëherë e përgjithmonë) tuaj mbi të, sepse ai kudjeset për ju.- 1 Pjetër 55:7

Një thënie e vjetër thotë: “Zemra jote qoftë e vërtetë.” Qëndron si një mësim jete që të gjithë ne do bënim mirë ta mbanim mend. Kur ne largohemi nga rruga që zemra këshillon, mund të vështirësojmë jetët tona.

Nuk po flas këtu për dëshirat egoiste. Po flas për të ndjekur dëshirat që Perëndia ka vendosur në zemrat tuaja. Çfarë doni nga jeta? Cili mendoni se është vullneti i Perëndisë për ju? A po e ndiqni?

Disa njerëz kanë shqetësime që nuk i lejojnë të lëvizin përpara dhe të ndjekin çfarë është në zemrën e tyre. Kanë vendosur që është shumë punë për ta.

Bibla thotë që duhet të hedhim gjithë merakun tonë në Perëndinë sepse Ai kujdeset për ne. Çfarëdo shqetësimi që ju mban larg zemrës, duhet ta dorëzoni përpara Perëndisë dhe të lejoni Atë të kujdeset.

Ai do që të ndiqni dëshirat që ju ka vendosur në zemër. Mund t’i besoni Atij. Ai kujdeset për ju!

Lutje

Perëndi, ndonjëherë unë nuk ndjek çfarë Ti më ke vendosur në zemër për shkak të shqetësimeve dhe merakut, prandaj sot i lë përpara teje. Unë e di që Ti mund të merresh me to dhe Ti do që unë të jem i lirë të ndjek zemrën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon