Mos u Kënaqni me Mesataren

Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, EFESIANËVE 3:20

Perëndisë i pëlqen të përdorë njerëz të zakonshëm, që kanë qëllime dhe vizione të pazakonta.

Kjo është ajo që unë jam, një person i zakonshëm me një qëllim dhe vizion që furnizojnë vendosmërinë time. Por për shkak se jam e zakonshme nuk do të thotë që jam e kënaqur me nivelin mesatar. Mua nuk më pëlqen ajo fjalë. Unë nuk dua të jem mesatare. Nuk synoj të jem mesatare. Unë nuk i shërbej një Perëndie mesatar, prandaj, nuk besoj që duhet të jem një person mesatar, dhe po kështu edhe ti.
Fjala e Perëndisë demonstron që kushdo mund të përdoret fuqishëm nga Perëndia. Sa më pranë Perëndisë të afrohemi, aq më shumë është e mundur të bëjmë gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme, gjëra që na mahnisin ne. Nëse besojmë se Perëndia mund të na përdorë dhe nëse do të jemi mjaft të guximshëm për të pasur qëllime dhe vizione të pazakonta, Zoti do të bëjë gjëra të fuqishme në ne dhe nëpërmjet nesh.

Një “qëllim i pazakontë” është diçka që është pothuajse e pamundur pa Perëndinë – është përtej gjithçkaje që ne mund të guxojmë të shpresojmë, të kërkojmë ose të mendojmë, sipas fuqisë së Tij të madhe që vepron në ne. Kjo është ajo që Zoti do të bëjë në jetën tonë nëse vendosim të mos kënaqemi me mesataren.


Jini të vendosur të zgjeroni besimin tuaj për diçka të madhe. Ne mund të zgjedhim të jemi njerëz të zakonshëm me qëllime të pazakonta.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon