këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën. ROMAKËVE 5:4
Karakteri ynë zbulohet në të vërtetë nga gjërat që bëjmë kur askush nuk po na sheh. Një çelës i rëndësishëm për të jetuar në një marrëdhënie të ngushtë, intime me Perëndinë është të jesh një person me karakter të fortë, sepse kur ju e kuptoni që Perëndia është me ty çdo minutë të çdo dite, ju jetoni për të kënaqur Atë pavarësisht nëse të tjerët po ju shohin ose jo.
Shumë njerëz do të bëjnë çfarë është e drejtë kur dikush, një lider, një punëdhënës, një person me influencë është duke i parë ata, por zgjedhin rrugën më të lehtë kur askush nuk po i sheh veç Perëndisë. Si të krishterë, procesi i mendimeve tona duhet të jetë: “Unë do të bëj gjënë e duhur thjesht sepse unë dëshiroj të kënaq Zotin.”
Karakteri shihet edhe kur ne bëjmë gjënë e duhur ndaj të tjerëve edhe pse gjëja e duhur nuk po na ndodh ende. Jezusi e tregoi këtë për ne “Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.” (1 Pjetrit 2:23). Ne mund të ndjekim shembullin e Jezusit duke e trajtuar mirë dikë që nuk po na trajton siç duhet, duke bekuar dikë që nuk po na bekon, duke dashur njerëzit që nuk na duan domosdoshmërisht. Këto janë gjërat që bëri Jezusi dhe nëse duam të jemi si Ai, do të na duhet të zgjedhim t’i bëjmë ato.
Karakteri ynë shihet në atë se sa ne zgjedhim të bëjmë gjënë e duhur edhe kur nuk duam ta bëjmë atë.