Jepi Krahë Shpresës

Shumë shpesh njerëzit mendojnë se është zili apo gabim të shpresojnë për më tepër nga ajo që kanë. Megjithëse është e vërtetë që ne duhet të jemi gjithnjë të kënaqur me atë që kemi, kjo nuk do të thotë aspak se është e gabuar të dëshirosh gjërat e drejta, përsa kohë i dëshirojmë për arsyet e duhura. Por si mund të jemi të kënaqur dhe njëkohësisht të duam më tepër? Në këtë çast të jetës sime janë shumë e kënaqur me gjithçka, sepse besoj se është koha e përsosur e Perëndisë në jetën time. Mund të isha shumë e lumtur, dhe të mos shtoja kurrë asgjë, sepse gëzimi dhe kënaqësia ime janë në Krishtin. Por, njëkohësisht, dua më shumë nga gjithçka, sepse dua të eci në jetë deri aty ku më lejon Perëndia të shkoj dhe të bëj për Të po aq sa bëjnë të tjerët, dhe aq sa është e mundur për njerëzit. Nuk dua as më pak dhe as më shumë sesa kjo jetë më e mirë që Perëndia kërkon që të më japë!

Shkarko
Get Your Hopes Up ALBANIAN
Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon