SHPRESË për kohët e vështirësive

Ndoshta një tragjedi e papritur sapo ka ndodhur në jetën tënde dhe nuk je i sigurt se si të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Ose mbase po vuan nga një çështje mjekësore dhe nuk ke asnjë mundësi për të takuar një mjek. Unë e di se ka kaq shumë njerëz që jetojnë çdo ditë, pa qenë të sigurt se si do të sigurojnë vaktin e tyre të ardhshëm.

Kur ne kalojmë diçka tepër të vështirë, mund të tundohemi të dorëzohemi dhe të heqim dorë. Megjithatë, gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëjmë është të vendosim besimin tonë tek Zoti dhe të qëndrojmë plot shpresë. Por çfarë është në të vërtetë shpresa?

Shpresa është pritshmëri plot siguri që diçka e mirë do të ndodhë. Ajo është e lidhur ngushtë me besimin tonë dhe çfarë ne besojmë. Kur ne guxojmë të shpresojmë, jeta jonë mbushet plot e përplot me gëzim dhe paqe.

Armiku dëshiron që ne të jemi pa shpresë. Ai dëshiron të na bindë që gjithçka ka humbur dhe asgjë nuk do të shkojë mirë. Por Perëndia dëshiron që ne të jemi plot shpresë — duke besuar dhe pritur gjëra të mëdha prej Tij. Në fakt Bibla thotë se Ai është “Perëndia i shpresës”, plot mëshirë dhe fillime të reja (shih Romakëve 15:13).

Shkarko
SHPRESË për kohët e vështirësive
Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon