A Dëshiron Të Shërohesh?

A Dëshiron Të Shërohesh?

Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh. Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ‘’A dëshiron të shërohesh?’’ GJONI 5:5-6

A nuk është kjo një pyetje e mahnitshme që Jezusi i bën këtij njeriu të varfër që kishte qenë i sëmurë për tridhjetë e tetë vite të gjata: “ A dëshiron të shërohesh?” Kjo është pyetja e Zotit për secilin prej nesh gjithashtu.

A e dini që ka njerëz që vërtetë nuk duan të shërohen? Ata duan vetëm të flasin për problemet e tyre. Ne të gjithë duhet të pyesim veten nëse vërtetë dëshirojmë të shërohemi, apo problemet tona janë bërë identiteti ynë. Ndonjëherë njerëzit krijojnë varësi ndaj të paturit një problem. Bëhet identiteti i tyre, jeta e tyre. Kjo përcakton gjithçka që ata mendojnë, thonë dhe bëjnë. E gjithë qenia e tyre përqendrohet rreth atij problemi të caktuar.

Nëse keni një “çrregullim të thellë dhe të zgjatur”, Zoti dëshiron që të dini se kjo gjë nuk duhet të jetë pika juaj kryesore në të gjithë ekzistencën tuaj. Ai dëshiron që ju t’i besoni Atij dhe të bashkëpunoni me Të ndërkohë që Ai ju drejton të fitoni mbi atë problem hap pas hapi. Çfarëdo qoftë problemi ynë, Perëndia ka premtuar të plotësojë nevojat tona dhe të na shërojë nga lëndimet e të shkuarës. Të përballesh me të vërtetën është çelësi për të hapur dyert e burgut që mund të na
kenë mbajtur në skllavëri.


Perëndia dëshiron të shohë që ju të bëheni gjithçka që Ai ka planifikuar për ju që të jeni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon