Por, para së gjithash, vëllezër të mi, mos u betoni as për qiellin, as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë “po”-ja juaj “po” dhe “jo”-ja, “jo”, që të mos bini nën dënim. – Jakobi 5:12
Pavendosmëria është një gjendje e mjerueshme dhe pa dyshim nuk është fryt i një jete të thjeshtë. Apostulli Jakob tha që njeriu me shumë mendje është i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e tij.
Paqëndrueshmëria vjen nga frika se mos vendimet e gabuara nuk na çojnë asgjëkundi. Sa kohë shpenzoni për të ndarë mendjen?
Shpesh ne mundohemi për zgjedhjet që shtrihen përpara nesh kur mund të bëjmë një vendim dhe t’i qëndrojmë atij vendimi. Mund të jetë një shembull i thjeshtë por mendoni pak: Kur qëndroni përpara garderobës tuaj në mëngjes duke parë gjithë rrobat tuaja, thjesht zgjidhni një dhe visheni. Mos shikoni mbrapa aq sa të vonoheni për në punë!
Më lejoni t’ju inkurajoj të filloni të merrni vendime pa u menduar dy herë, duke u shqetësuar për zgjedhjet që keni bërë. Mos jini ndërdyshas sepse, të dyshoni vendimet mbasi i keni marrë, do të vjedhë kënaqësinë në çdo gjë që bëni. Bëni vendimet më të mira që mundeni dhe besojini Perëndisë për rezultatin.
Lutje
Frymë e Shenjtë, faleminderit që më tregon se paqëndrueshmëria nuk më çon asgjëkundi. Më ndihmo që “po”-ja ime të jetë “po” dhe “jo”-ja ime “jo.” E di që nuk mund të gaboj kur bëj vendime në mënyrën më të mirë që mundem dhe të të besoj Ty për rezultatin.