Hiri Kundrejt Veprave

Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot. GALATASVE 2:21

Është e mahnitshme që ne të vijmë te Perëndia nëpërmjet Krishtit ashtu siç jemi, duke mos u mbështetur në asgjë tjetër veç gjakut të Jezusit për të na pastruar nga mëkatet tona. Zemrat tona janë plot mirënjohje sepse e dimë se nuk e meritojmë. Por që nga ai moment, për disa arsye, ne priremi të fitojmë gjithçka tjetër që Ai na jep.

Ne supozojmë se Zoti nuk do të na bekojë sepse mendojmë se nuk e meritojmë. Nuk e lexuam mjaftueshëm Biblën, nuk u lutëm mjaftueshëm ose e humbëm durimin në trafik. Ne gjejmë një milion mënyra për t’u skualifikuar nga dashuria e Perëndisë. Zoti nuk pushon kurrë së na dashuri ne, por ne shpesh ndalojmë së marri atë.

Me gjithë theksimin tonë te besimi, ne përpiqemi të jetojmë një jetë që u krijua dhe u projektua nga Perëndia për t’u jetuar me anë të hirit në fuqinë tonë, me vepra. Nuk është çudi që ndihemi të frustruar dhe të hutuar – të dyja janë shenja se jemi jashtë hirit dhe po ecim në vepra.

Kur keni një problem në jetën tuaj që nuk dini si ta trajtoni, ajo që ju nevojitet nuk është më shumë imagjinatë dhe arsyetim, por më shumë hir. Nëse nuk mund të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj, thjesht besojini Perëndisë që t’jua zbulojë atë. Ju nuk keni nevojë të fitoni ndihmën e Perëndisë ose të kualifikoheni për të. Ai dëshiron t’ju pajisë dhe fuqizojë çdo ditë nëpërmjet hirit të Tij.


Aty ku veprat dështojnë, hiri gjithmonë ka sukses

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon