Kë përdor Perëndia?

kë përdor Perëndia?

Por Perëndia ka zgjedhur (me qëllim) gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar gjërat e forta. – 1 Korintasve 1:27

Perëndia më ka zgjedhur të jem përfaqësuese e Tij dhe të mësoj Fjalën e tij. Njerëzit më dëgjojnë sepse Perëndia më ka vajosur të flas për Të, është pjesë e planit të tij për jetën time. Perëndia do të vajosë këdo që Ai zgjedh përmes së cilit do të punojë. Kjo ju përfshin të gjithëve.

Kë përdor Perëndia? Bibla thotë që Ai zgjedh atë që nuk ia merr mendja askujt. Ai zgjedh njerëz të zakonshëm, si unë dhe ju.

Kur fillova të predikoja Ungjillin, disa nga miqtë e mi më refuzuan, ata nuk mendonin që unë duhet ta bëja sepse jam një grua. Në fakt, më thanë që nuk mund ta bëja.

Unë po e bëja sepse Perëndia më tha ta bëja dhe unë e besoja se nëse Ai më thoshte që unë mund ta bëja, atëherë unë mundesha vërtet. E njejta gjë është e vërtetë edhe për ju. Nëse jeni të gatshëm të keni një qëllim që Ai e ka vendosur në zemrën tuaj, Perëndia do të bëjë diçka të mrekullueshme përmes jush!

Çdo person i zakonshëm mund të përdoret në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia. Thjesht ju duhet të besoni se mund t’ju përdorë dhe të jeni të guximshëm mjaftueshëm për të përqafuar qëllimet dhe vizionet që Ai vendos në zemrën tuaj. Ju jeni zgjedhur!


Lutje

Perëndi, për shkak se Ti më ke zgjedhur, unë nuk do të dyshoj në planin që Ti ke për mua. Faleminderit që më ke dhënë një qëllim në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon