nxisni njëri-tjetrin

nxisni njëri-tjetrin

Dhe le të kujdesemi për njëri-tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira. – Hebrenjve 10:24

Kam tre mikesha me të cilat dal për drekë ndonjëherë. Shpesh flasim për gjërat që Perëndia ka derdhur në zemrat tona për të tjerët ose ide krijuese se si të jemi bekim për të tjerët. Unë mendoj që biseda të tilla janë të kënaqshme për Perëndinë.

Ideja për të inkurajuar të tjerët të bëjnë vepra të mira, nuk është e re. Hebrenjve 10:24 thotë që të nxitemi për dashuri dhe vepra të mira. Duhet të studiojmë dhe të mendojmë se  si mund të nxisim të tjerët të bëjnë vepra të mira dhe me dashuri, vepra të dobishme.

Të ndjekësh Perëndinë është e fuqishme, por është edhe më e këndshme kur e bëni bashkë me miqtë tuaj. Do të doja t’ju inkurajoja të gjeni persona me të njejtën mendje, që duan të ndjekin Perëndinë. Takohuni së bashku dhe jepni ide të reja praktike sesi të jetoni një jetë të krishterë. Gjeni mënyra si t’i shërbeni Perëndisë dhe të jetoni dashurinë e Tij së bashku.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më lidh me miqtë e duhur që do të më ndihmojnë të të ndjek Ty më shumë. Dua të jetoj një jetë të krishterë me të tjerët, duke nxitur njëri-tjetrin për të jetuar në dashurinë e Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon