mësoni të falni si Jezusi

Por Jezusi tha: “At’, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë.” – Luka 23:34

Dëgjova historinë e një adoleshenti që kishte pirë dhe shkaktoi një aksident që vrau gruan dhe fëmijën e një burri. Burri e dinte që Perëndia donte që ta falte atë djalë të ri që shkaktoi aksidentin dhe përmes shumë lutjesh ai ishte në gjendje të lejonte dashurinë e Perëndisë të rridhte përmes tij.

Ai njeri dinte të falte si Jezusi. Ai e kuptonte që edhe ky djalë i ri ishte i lënduar dhe kishte nevojë për shërim.

Kur të tjerët na lëndojnë, duhet të mësojmë të shikojmë se çfarë njerëzit u kanë bërë vetes në vend që të shikojmë se çfarë na kanë bërë neve, sepse ata që janë të lënduar, lëndojnë. Zakonisht, kur dikush lëndon dikë tjetër, ai me siguri po lëndon veten po aq shumë dhe është duke vuajtur. Prandaj, ndërsa ishte në agoninë e kryqit, Jezusi tha për vrasësit e tij: “At’, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë.”

Kjo është falje e mrekullueshme. Lejojeni t’ju frymëzojë. Të gjithë kemi nevojë të falim si Jezusi.

Lutje

Zot, kur njerëzit më lëndojnë, më ndihmo të shikoj dhimbjen e tyre para dhimbjes time. Më ndihmo të dua dhe të fal si Jezusi.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon