hiqni shenjën “mos më shqetësoni”

Prediko fjalën…(Edhe nëse është bindëse apo jo…ti si predikues i Fjalës duhet t’i tregosh njerëzve në ç’mënyrë jetët e tyre janë gabim). Bind dhe qorto, këshillo me çdo zemërgjerësi e mësim. – 2 Timoteu 4:2

Kur jam duke udhëtuar për qëllime të shërbesës, shpesh qëndroj në hotel. Kur jam në dhomë, zakonisht vendos shenjën “mos më shqetësoni” në derë që askush të mos më shqetësojë. Ta vendos në derën e hotelit, është e pranueshme. Por ta vendos në jetën time, nuk është.

A e keni vënë re që Perëndia nuk i bën gjërat gjithmonë sipas kohës tonë apo në mënyra që janë bindëse për ne? Pali i tha Timoteut se si shërbëtor i Perëndisë dhe shërbestar i Ungjillit, ai ka nevojë të përmbushë detyrat e tij edhe nëse janë bindëse për të apo jo.

Unë dyshoj që Timoteu të ishte kaq i varur nga bindshmëria sa jemi ne sot. Por nëse ai kishte nevojë ta dëgjonte këtë, atëherë jam e sigurt që edhe ne kemi nevojë ta dëgjojmë vazhdimisht.

Është e thjeshtë të vendosim një shenjë “mos më shqetësoni” në derën e zemrës tonë nga frika se mos thirrja e Perëndisë nuk do të na bindë, por kështu humbasim kaq shumë mundësi. Kemi nevojë të mbajmë mend që çfarëdo që Perëndia na kërkon të bëjmë, është e vlefshme për çdo pabindshmëri apo vështirësi që na duhet të kalojmë. Ai do ta bëjë gjithmonë një rrugë që ne të përmbushim vullnetin e Tij kur i bindemi.

Lutje

Perëndi, unë zgjedh ta heq shenjën “mos më shqetësoni” nga zemra ime. Edhe nëse nuk jam i bindur, unë dua të tregoj bindje ndaj Teje dhe të bëj atë që Ti më kërkon.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon