Prit për Paqen

Prit për Paqen

Unë kam për të dëgjuar [me pritshmëri] atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t’i flasë për paqe popullit të tij … (PSALMI 85:8)

Kur Perëndia flet, Ai na jep një ndjesi të thellë paqeje për të konfirmuar që mesazhi që po dëgjojmë është vërtetë prej Tij. Edhe nëse Ai flet për të na qortuar, Fryma e Tij e së Vërtetës na jep një ndjesi të paqtë ngushëllimi në shpirtrat tanë.

Kur armiku ynë, mashtruesi, na flet ne, ai nuk mund të japë paqe. Kur ne përpiqemi t’i zgjidhim gjërat me arsyetimin tonë, ne nuk mund të gjejmë paqe sepse “mendja e mishit [që është sensi dhe arsyetimi pa Frymën e Shenjtë] është vdekje, [vdekje që përfshin të gjitha mjerimet që vijnë nga mëkati, si këtu ashtu edhe më pas]. Por mendja e Frymës [së Shenjtë] është jetë dhe paqe [tani dhe përgjithomë]” ( Romakëve 8:6).

Sa herë që besoni se keni dëgjuar Perëndinë të flasë ose merrni një vendim bazuar në diçka që besoni se Ai e ka thënë, përdorni matjen e paqes. Nëse paqja nuk mund ta mbajë atë peshë kundrejt udhëzimit që keni dëgjuar, atëherë mos vazhdoni më tej. Nuk keni pse t’i jepni shpjegime të tjerëve pse nuk keni paqe për atë gjë; ju madje mund të mos e dini as vetë. Ju thjesht mund të thoni, “Unë nuk kam paqe për këtë gjë tani; prandaj, nuk është urtësi për mua që të vazhdoj më tej me të.”

Gjithmonë prisni derisa paqja të mbushë shpirtin tuaj për të bërë atë që ju mendoni se Perëndia ju ka udhëzuar. Paqja është konfirmimi që ju jeni duke dëgjuar vërtetë prej Perëndisë dhe që ajo është koha e duhur për të vepruar. Paqja na jep neve siguri dhe besim, të cilat na mundësojnë t’i bindemi udhëzimeve të Perëndisë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Prit për paqen, përpara se të veprosh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon