Beso Se Perëndia Po Të Drejton

Beso Se Perëndia Po Të Drejton

Kur të ecësh, hapat e tu nuk do të lidhen; kur të vraposh, nuk do të pengohesh. (FJALËT E URTA 4:12)

Në udhëtimin tim të të mësuarit se si ta dëgjoj Perëndinë, në fund kuptova se duhet që thjesht të besojmë se Ai po na drejton dhe udhëzon. Ne i kërkojmë të na drejtojë hapat dhe besojmë se po bën atë që po i kërkojmë. Ka raste kur e dëgjoj Perëndinë shumë qartë, por shumicën e kohës lutem për ditën time dhe më pas jetoj me besim. Mund të mos ndodhë asgjë mbinatyrore apo mistike atë ditë. Nuk ka asnjë vizion, asnjë zë, asgjë ndryshe nga e zakonshmja, por me zemër e di se Perëndia më ka ruajtur dhe më ka mbajtur në rrugën e duhur.

Perëndia na ka ruajtur nga shumë gjëra që as nuk i kemi ditur. Vras mendjen sa herë mund të isha përfshirë në ndonjë aksident nëse nuk do të lutesha për drejtimin e Perëndisë në mëngjes? Sa shpesh e kam shmangur trafikun thjesht sepse e kam ndjerë se nuk duhet të ecja në rrugën e zakonshme? Dua të të nxis shumë që të lutesh, t’i kërkosh Perëndisë të të drejtojë dhe udhëzojë, dhe pastaj gjatë ditës të thuash, “E besoj se po drejtohem nga Perëndia sot dhe çdo ditë.”

Te Psalmi 139:2 thuhet që Perëndia e di se kur ulemi dhe kur ngrihemi. Nëse Ai e di se kur ulemi dhe ngrihemi, dhe na e ka thënë këtë në Fjalën e Tij, atëherë me siguri që sheh dhe kujdeset për çdo gjë tjetër.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mund të qëndrosh i qetë duke e ditur se Perëndia merret me ty në çdo hap.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon