llogaridhënie tek Perëndia

Kështu, pra, secili nga ne do t’i japë llogari (të japë një përgjigje në gjykim) Perëndisë për veten e vet. – Romakëve 14:12

Shumë njerëz asnjëherë nuk përmbushin qëllimin e Perëndisë për jetët e tyre sepse janë shumë të zënë duke lumturuar të tjerët. Bota është e mbushur me njerëz që e dinë saktësisht çfarë duhet të bëjnë në jetë.

Bibla thotë që do t’i japim llogari Perëndisë për mënyrën si e jetojmë jetën, askujt tjetër. Prandaj duhet të jetojmë me hirin e Perëndisë çdo ditë, duke bërë pjesën tonë për të jetuar në një mënyrë që e kënaq Atë.

A po bëni mjaftueshëm të ndiqni zemrën tuaj më shumë sesa turmat? A jeni të përqëndruar në Krishtin edhe kur shumë zëra përpiqen t’ju largojnë nga qëllimi juaj?

Ka dy lloje njerëzish në botë: ata që presin për diçka të ndodhë dhe ata që i bëjnë gjërat të ndodhin. Perëndia ju ka thirrur të bëni gjëra të mëdha për mbretërinë e Tij dhe ju ka dhënë gjithçka që keni nevojë në Krishtin për t’i përmbushur.

Pra, jini të qëllimshëm dhe jetoni  një  jetë me qëllim. Mos prisni të shikoni çfarë do të bëjnë të tjerët dhe pastaj të ndiqni turmën. Trazojeni veten, merrni një vendim dhe vazhdoni përpara!

Lutje

Zot, unë dua të jetoj jetën time duke të kënaqur Ty, jo të tjerët. Me guxim vij në qëllimin që Ti ke për mua. Unë nuk do të rri duarkryq, por do të jetoj jetën time me qëllimin për Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon