Dhurata e Drejtësisë

por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë, ROMAKËVE 4:24

Një nga zbulesat e para që Perëndia më dha në Fjalën e Tij ishte mbi drejtësinë. Me “zbulesë”, dua të them diçka që ju e kuptoni deri në atë pikë sa bëhet pjesë e juaja. Njohuria nuk është vetëm në mendjen tuaj, por është në zemrën tuaj. Ju jeni të sigurt për një të vërtetë.

Drejtësia është dhurata e Zotit për ne. Ajo na është “dhuruar dhe kredituar” për shkak të besimit tonë në atë që Perëndia bëri për ne nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit. Jezusi, i cili nuk njihte mëkat, u bë mëkat që ne të bëheshim drejtësia e Perëndisë në Të (2 Korintasve 5:21). Mbi të gjitha, djalli nuk do që ne të ecim në realitetin se jemi në qëndrimin e duhur me Perëndinë. Ai dëshiron që ne të ndihemi të pasigurt, të turpëruar, fajtor dhe të dënuar, në mënyrë që të largohemi
nga Perëndia në vend që të shijojmë afërsinë me Të.

Jezusi dëshiron që ne të dimë se kemi të drejtë me Perëndinë për shkak të asaj që Ai ka bërë për ne. Ai dëshiron që ne ta gëzojmë Atë dhe të kënaqemi duke jetuar në marrëdhënie me Të. Merre dhuratën e faljes, mëshirës dhe qëndrimit të drejtë të Perëndisë sot dhe nis një udhëtim lirie dhe gëzimi.


Ju mund të keni një zbulesë të dhuratës së drejtësisë duke medituar në Fjalën e Perëndisë dhe duke besuar atë që thotë se kush jeni në Krishtin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon