Të lirë prej borxhit

Mos i kini asnjë detyrim askujt, përvecse ta doni njëri-tjetrin… – Romakëve 13:8

Është e rëndësishme për ne të kuptojmë që beteja për financat tona është vërtet një betejë frymërore. Armiku na tundon të shpenzojmë më tepër nga sa kemi mundësi që të na mbajë nën presion dhe të shpërqëndruar nga ecja jonë me Perëndinë.

Por duhet të kemi një qëllim për të shijuar jetën për të cilën Jezusi vdiq dhe na e ktheu, një jetë drejtësie, paqeje dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë. Nuk mund ta bëjmë atë nëse jemi nën presion dhe të irrituar nga boxhet financiare.

Është e mundur të jetojmë pa borxhe duke përdorur parimet biblike për të menaxhuar paratë. Bashkëshorti im, Dejv, thotë që nëse mësojmë të jetojmë me aq sa kemi, brenda kufirit të të ardhurave tona, atëherë Perëndia do të na bekojë, kufijtë tanë do të hapen dhe do të kemi më shumë. Luka 19:17 na thotë që Perëndia është i kënaqur kur jemi besnikë në gjërat e vogla. Kur e bëjmë këtë, thotë që Ai do të na japë autoritet për të bërë gjëra edhe më të mëdha.

Prandaj, mos bini pre e kurthit për të jetuar “përtej” asaj se çfarë Perëndia të ka dhënë. Qëndroni larg borxhit duke jetuar brenda kufijve…dhe shikoni Perëndinë t’i zgjerojë ato.

Lutje

Perëndi, unë dua të fitoj betejën frymërore të financave të mia, prandaj refuzoj të jetoj në borxh. Nuk do t’i jepem tundimit për të shpenzuar përtej mundësive të mia. Përkundrazi, unë do jem besnik me kufijtë që Ti më ke dhënë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon