dyshoni mosbesimin

Dashuria i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. – 1 Korintasve 13:7

Letra e parë drejtuar Korintasve 13:7 na jep një pamje të qartë se çfarë do të thotë të duash njerëzit. Bindja ndaj këtij vargu ka qënë një sfidë e madhe për mua.

Jam rritur me mendimin për të qënë dyshuese dhe mosbesuese ndaj të gjithëve. Duke medituar mbi karakteristikat e dashurisë dhe të kuptoja që dashuria gjithmonë shpreson për më të mirën, më ka ndihmuar të zhvilloj një mendësi të re.

Dyshimi punon kundër çdo cilësie të nevojshme për marrëdhënie të perëndishme. Besimi sjell gëzim në jetë dhe ndihmon marrëdhëniet të rriten në potencialin e tyre më të madh, por dyshimi e torturon një marrëdhënie dhe zakonisht e shkatërron.

Është e vërtetë që njerëzit nuk janë të përsosur dhe ndonjëherë mund të përfitojnë nga besimi ynë, por mbi të gjitha, përfitimet e të parit gjithmonë më të mirën tek njerëzit, largon çdo përvojë negative.

Nëse keni vështirësi me të qënët dyshues, kujtoni që kemi të mrekullueshmin Frymë të Shenjtë brenda nesh që na kujton kur mendimet tona po shkojnë në drejtim të gabuar. T’i kërkojmë Atij të kthejë mendimet tona dyshuese në mendime dashurie.

Lutje

Perëndi, unë e kuptoj që mosbesimi dhe dyshimi dëmtojnë marrëdhëniet e mia. Më trego si t’u hap zemrën time të tjerëve dhe të besoj më të mirën në çdo situatë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon