mbjellja dhe korrja

…sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. – Galatasve 6:7

Shkrimi na thotë qartë që do të korrim atë që mbjellim. Kjo zbatohet për fermerët dhe të mbjellat. Shumë njerëz e dinë që zbatohet edhe tek të dhënët e parave dhe të qënit bujarë. A e dini që ky Shkrim ka të bëjë edhe me mënyrën si trajtojmë të tjerët?

Sjellja dhe fjalët tona janë “farat” që mbjellim çdo ditë dhe që përcaktojnë llojin e frutit apo të korrat që do të marrim në rrethanat dhe marrëdhëniet tona.

I ligu do që të na mbajë të zënë me mendime egoizmi, duke trajtuar miqtë besnikë sikur të mos ishin të rëndësishëm, duke mbjellë fjalë grindjeje në familjet tona dhe duke pasur mendime negative për shefat, pastorët, etj. I ligu do që të mbjellim fara të këqija në çdo marrëdhënie dhe rrethanë.

Shumë njerëz sillen në këtë mënyrë dhe pastaj pyesin veten përse njerëzit nuk i pëlqejnë ata apo nuk i trajtojnë në mënyrën që duan të trajtohen. Përgjigjja është shumë e thjeshtë, po korrin atë që kanë mbjellë!

Më lejoni t’ju pyes, çfarë po mbillni sot? Me hirin e Perëndisë, zgjidhni të mbillni dashuri, falje, mirësi dhe durim në çdo marrëdhënie dhe situatë. Do të zbuloni që ndërsa i trajtoni të tjerët në mënyrën që Perëndia kërkon, do të korrni një jetë të mbushur më rezultate inkurajuese, të perëndishëm dhe të kënaqshëm.

Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dua të mbjell gjëra të mira dhe të korr gjëra të mira. Në vend që të jem egoist me të tjerët, më ndihmo të mbjell mirësi dhe dashuri në marrëdhëniet e mia me të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon