mos ndjeni keqardhje për veten

“Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju” thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.” – Jeremia 29:11

Keqardhja është një emocion shkatërrues dhe negativ. Na verbon të shohim bekimet dhe mundësitë që shtrihen përpara nesh dhe na vjedh shpresën për të tashmen dhe të ardhmen. Njerëzit me keqardhje për veten mendojnë: Përse duhet të provoj të bëj diçka? Thjesht do të dështoj.

Keqardhja është idhujtari sepse përqëndrohesh tek vetja deri në ekstrem. Kur lejojmë veten të ndjejmë keqardhje, jemi duke refuzuar dashurinë e Perëndisë dhe aftësinë e Tij për të ndryshuar gjërat.

Ju inkurajoj të mos shpenzoni më tepër kohë në jetën tuaj duke ndjerë keqardhje për veten. Kur të humbisni shpresën dhe të ndjeni keqardhje për veten, ndaloni dhe thoni: “Unë refuzoj të ndihem keq për veten. Mund të jetë një periudhë e vështirë tani, por unë nuk do të humbas shpresën për më të mirën!”

Perëndia ka mendime dhe plane të së mirës për ju, t’ju japë shpresë për të ardhmen tuaj. Nëse do të përqëndroheni te shpresa duke mbajtur fokusin dhe besimin tek Jezusi, gjëra të mrekullueshme do të ndodhin në jetën tuaj!

Lutje

Perëndi, unë refuzoj të ndihem keq për veten. Kur rrethanat vështirësohen, do të kujtoj që Ti je më i madh se problemet e mia dhe që ke planifikuar një të ardhme të mirë për mua. Unë dua që planet e tua të realizohen në jetën time dhe vendos besimin tim në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon