mësoni të thoni “nuk është puna ime”

Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. – Mateu 7:1

Shumë nga gjërat me të cilat përballemi çdo ditë janë ose të drejta ose gabim, por janë zgjedhje personale. Janë zgjedhje që njerëzit kanë të drejtë t’i bëjnë pa pasur ndërhyrje nga jashtë.

Djalli është shumë i zënë duke u dhënë punë demonëve të vendosin gjykime, mendime kritike në mendjet e njerëzve. Unë mbaj mend që ishte shumë zbavitëse për mua të ulesha në park apo në qëndrën tregtare dhe thjesht të shikoja gjithë njerëzit që kalonin ndërsa krijoja një mendim për secilin prej tyre, nisur që nga rrobat e tyre, stili i flokëve, shoqëruesit e tyre, etj.

Por Bibla thotë që është gabim të gjykojmë njerëzit kështu. Nuk mund të ndalojmë veten gjithmonë nga pasja e mendimeve dhe nuk ka asgjë të gabuar këtu, por në momentin që mendojmë se ka diçka gabim me të tjerët sepse nuk ndajnë të njejtat preference me ne, atëherë kemi një problem me gjykimin e të tjerëve. Në këto situata, mendoj me vete: Xhojs, nuk është puna jote.

Mos lejoni këtë gjykim të rritet brenda jush. Përkundrazi, kuptoni që Perëndia na krijoi të gjithëve ndryshe dhe nuk është gabim që njerëzit të mendojnë ndryshe. Kur të jetë e nevojshme, mendoni me vete që kjo nuk është aspak puna ime.

Lutje

Perëndi, nuk dua të gjykoj apo kritikoj të tjerët. Kur të takoj njerëz që kanë mendime të ndryshme apo preferenca ndryshe nga unë, të lutem më ndihmo të shikoj përmes syve të tu dhe të mbaj mend që mendimet e mia nuk janë më të rëndësishme nga të tyret.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon