Faleni dhe Lerë të Shkojë

Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja. MARKU 11:25

“Faleni”, është çfarë bibla na thotë se duhet të bëjmë me shkeljet ( Marku 11:25). Është e rëndësishme të falim shpejt. Sa më shpejt ta bëjmë, aq më e lehtë bëhet. Një farë e keqe që ka rrënjë të thella është më e vështirë për t’u nxjerrë se ajo që sapo ka mbirë.

Dashuria fal; nuk mban mëri. Nuk ofendohet lehtësisht, nuk pezmatohet ose zemërohet. (1Korintasve 13:5). Duke e ditur këtë, ne mund të shohim jetët tona dhe lehtësisht të kuptojmë nëse ne jemi duke ecur në dashuri. Nëse ke diçka kundër dikujt, bëje zgjedhjen tani “ fale dhe lere të shkojë”.

Ne kemi shumë mundësi çdo ditë për t’u ofenduar, dhe çdo herë kemi një zgjedhje për të bërë. Nëse zgjedhim të jetojmë jetën sipas ndjenjave tona, ne vazhdimisht do të jemi të ofenduar dhe të mërzitur. Por nëse zgjedhim të jetojmë në dashuri, ne do t’i falim njerëzit kur na ofendojnë dhe do t’i besojmë Perëndisë që të na mbrojë, në vend që të ndihemi sikur gjithmonë duhet të mbrojmë veten.

Perëndia është dashuri, dhe Ai fal dhe harron: “ Sepse unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre” ( Jeremia 31:34) Dhe Ai është i gëzuar ta bëjë këtë. Sa më pranë Tij qëndrojmë, aq më të ngjashëm bëheni me Të. Me ndihmën e Perëndisë, ne mund të mësojmë të jetojmë një jetë në dashuri dhe falje.


Kur ju vendosni të “falni dhe ta lini të shkojë”, gëzimi dhe përmbushja janë rezultatet e natyrshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon