Hiri i Tij të Mjafton

Hiri i Tij të Mjafton

Në fakt mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir. ROMAKËVE 6:14

Hiri i Perëndisë është më i madh se mëkati ynë apo se çdo problem tjetër që ne mund të kemi. Ju mund të ndiheni fajtor dhe të tentoni të zmbrapseni nga prezenca e Perëndisë, por Ai dëshiron që ju të vraponi tek Ai, jo larg Tij.

Ne të gjithë kemi mëkatuar dhe nuk kemi arritur përsosmërinë e Perëndisë, por Perëndia e ka dhënë zgjidhjen për dilemën tonë nëpërmjet Jezusit. Ai na shpengoi nga gjithë mjerimi i mëkatit dhe na ofron hirin e Tij që merret me besim të thjeshtë.

Të gjithë kemi shumë sfida, beteja dhe tundime në jetë, por Perëndia është gjithmonë i disponueshëm për të na ndihmuar. Asnjë problem nuk është shumë i madh për Të. Ju mund të keni atë që duket si një mal me probleme, por Perëndia ka një mal hiri që është më i madh. Edhe kur nuk e meritojmë ndihmën e Zotit, ajo është ende e disponueshme nëse kërkojmë me besim fëmijëror dhe besojmë tek Ai.


Zoti nuk na çon kurrë atje ku nuk mund të na mbajë. Hiri i tij është gjithmonë i mjaftueshëm për ne – në çdo rrethanë të jetës.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon