Të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje. —Romakëve 12:12
Si të krishterë, shumë prej nesh mendojmë që gjithçka në jetën tonë është perfekte thjesht sepse jemi të krishterë. Jezusi na paralajmëroi… Në botë do të keni shtrëngim…(Gjoni 16:33).
Jezusi tha që na duhet të përballemi me shtrëngimet e botës. Këto janë pjesë të jetës me të cilat duhet të përballemi kur vendosim të lëmë dëshirat tona për të ndjekur Atë.
Apostulli Pal shkroi: “…madje (si një boksier) e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj (në mënyrë të ashpër, e disiplonoj në vështirësi)…” (1 Korintasve 9:27).
Pali po flet për vet-disiplinimin. Të vet-disiplinohesh do të thotë të dorëzosh gjithë dëshirat mëkatare dhe duke bërë gjënë e duhur me hirin e Perëndisë, pavarësisht kostos.
Nuk është gjithmonë e thjeshtë. Kjo do të sjellë dhimbjen e nevojshme, por mbani mend që edhe duke u përballur me vuajtjen, ka shpresë, sepse Krishti e ka mundur botën! Ashtu si tha edhe Pali, ne mund gëzojmë në shpresë, të jemi të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje.
Lutje
Perëndi, unë vendos të të kënaq Ty, edhe nëse mishi im është i gatshëm apo jo. Edhe nëse unë kam nevojë të vuaj për të bërë vullnetin Tënd, unë e di që aty ka shpresë sepse Fryma jote është në mua. Ti e ke mundur botën.