Kur Jeta Nuk Shkon Sipas Planit

Kur Jeta Nuk Shkon Sipas Planit

Dhe ne e dimë [Perëndia duke qënë një partner në gjithë punën] që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë [i përshtaten planit] për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. – Romakëve 8:28

Apostulli Pal na thotë te Letra drejtuar Romakëve 8:28 që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë. Vini re se Pali nuk po thotë që të gjitha gjërat janë mirë, por që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë.

Pali, gjithashtu, na thotë te Letra drejtuar Romakëve 12:16 të përshtatni veten [me njerëzit, gjërat]. Ideja është që duhet të mësojmë të bëhemi lloji i personit që planifikon gjërat, por që nuk rrëzohet, kur plani nuk shkon ashtu si duhet.

Le të themi që hipën në makinë dhe nuk ndizet. Ka dy mënyra si ta shohim këtë situatë.

Mund të mendojmë “E dija! Asnjëherë nuk më ecen.”

Ose mund t’i themi vetes “Epo tani nuk largohem dot nga shtëpia, por nuk ka gjë. Unë besoj që ky ndryshim planesh do të bashkëveprojë për të mirën time. Perëndia është në krontroll.”

Lejoni Perëndinë të jetë lavdia dhe ngritësi i kokës suaj (shih Librin e Psalmeve 3:3). Ai do t’ju ngrejë në gjithçka: shpresat tuaja, sjelljet, humorin, kokën, duart, zemrën – gjithë jetën tuaj. Mbani mend, edhe kur jeta nuk shkon sipas planit, Ai është i mirë.


Lutje

Zot, për shkak se unë e di që Ti je në kontroll dhe bashkëvepron gjithë gjërat për të mirë, unë mund të jem elastik kur jeta nuk shkon sipas planit tim. Kur planet e mia nuk funksionojnë, më ndihmo të gjej të mirën dhe të qëndroj pozitiv.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon