urtësia po ju thërret

Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, përgjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve; thërret pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve… – Fjalët e Urta 8:2-3

Përgjatë udhëtimit tonë në jetë, do të na duhet të bëjmë vendime dhe gjithmonë do të futemi në telashe nëse i bëjmë bazuar në emocionet apo sipas asaj që mendojmë ose duam.

Perëndia do që të bëjmë vendime të zgjuara. Unë besoj se urtësia ka të bëjë me zgjedhjen tani të asaj që do të na lumturojë më vonë.

Fjalët e Urta thotë se urtësia po na thërret. Duhet të ecni në urtësinë e Perëndisë dhe kuptoni që zgjedhjet që bëni sot do të ndikojnë të nesërmen tuaj. Shumë njerëz nuk e shijojnë jetën sepse gjithmonë merren me rrëmujën që vjen nga mungesa e urtësisë.

Mos bëni asgjë për egoizëm, të provoni nëse gjërat do të bëhen mirë apo jo. Urtësia nuk provon; investon në të ardhmen. Urtësia nuk pushon me kënaqësinë e momentit. Përkundrazi, e ndjek Perëndinë në një të ardhme më të mirë.

Po ju? A po ecni në urtësi sot? Nëse jo, lajmi i mirë është që urtësia po ju thërret. Perëndia është gati t’ju mbushë me urtësinë e Tij. Thjesht kërkojani Atij dhe bëni vendimet që do të investojnë në një të ardhme të perëndishme.

Lutje

Perëndi, unë dua të shijoj jetën time, jo të jem vazhdimisht duke rregulluar problemet që vijnë nga mungesa e urtësisë. Faleminderit që siguron urtësinë Tënde për mua. Unë zgjedh ta marr dhe të bëj vendime të perëndishme për të ardhmen time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon