Kurrë Një Justifikim

Kurrë Një Justifikim

Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë”. EKSODI 14:14

Mjerisht, shumë njerëz jo gjithmonë e pranojnë të vërtetën që Zoti u zbulon atyre. Është e dhimbshme të përballemi me gabimet tona dhe të merremi me to. Ne priremi të justifikojmë sjelljen e keqe. Ne lejojmë të kaluarën tonë dhe mënyrën si u rritëm të ndikojnë negativisht në pjesën tjetër të jetës sonë.

E shkuara jonë mund të shpjegojë pse po vuajmë, por ne nuk duhet ta përdorim atë si justifikim për të qëndruar në skllavëri.

Gjithsecili nuk ka justifikim për këtë sepse Jezusi gjithmonë qëndron gati për të përmbushur premtimin e Tij për të bërë të lirë. Ai është pranë nesh, dhe Ai do të na shoqërojë deri në vijën e finishit në çdo zonë nëse jemi të gatshëm të kalojmë përmes tyre me Të.

Perëndia nuk na braktis dhe nuk na lë pa ndihmë. Ai premton që nuk do të lejojë që të tundohemi përtej fuqive tona, por me çdo tundim do të na japë dhe rrugëdalje. (1 Korintasve 10:13)

Ju mund të kemi disa fortesa të mëdha në jetën tuaj që kanë nevojë të thyhen. Më lejoni t’ju inkurajoj duke ju thënë: “Perëndia është në anën tuaj.” Në betejën frymërore që ndodh në mendjen tuaj, Perëndia po lufton në anën tuaj.


Pavarësisht se sa i madh tundimi para nesh, Zoti na ka premtuar gjithçka që na nevojitet për të ecur në fitore

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon