Lutja Prodhon Durim Dhe Shpresë

Lutja Prodhon Durim dhe Shpresë

Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën. Romakëve 5:3-4

Është e lehtë të thuash, “Mos u shqetëso”. Por në fakt për ta bërë atë duhet përvojë me besnikërinë e Perëndisë. Kur ne i besojmë Perëndisë dhe më pas shohim dhe përjetojmë besnikërinë e tij në jetët tona, na jep ne siguri të madhe për të jetuar pa u shqetësuar, pa frikë dhe ankth.

Ja pse është kaq e rëndësishme të vazhdojmë të kemi besim ne Perëndinë në mes të sprovave dhe shqetësimeve. Me ndihmën e Perëndisë, ne mund t’i rezistojmë me këmbëngulje tundimeve për t’u dorëzuar dhe për të hequr dorë kur gjërat vështirësohen. Perëndia i përdor ato kohë të vështira, për të ndërtuar tek ne durimin, qëndrueshmërinë dhe karakterin që do të prodhojë zakonin e shpresës së sigurt dhe plot gëzim.

Gjithmonë mbani mend që kur jeni në betejë, jeni duke fituar eksperiencë të çmuar prej të cilës do të përfitoni në të ardhmen. Ju do t’i besoni më lehtësisht Perëndisë kur vështirësia të vijë dhe do të jeni në gjendje t’i dëshmoni të tjerëve lidhur me mirësinë dhe besnikërinë e Perëndisë. Nëse jeni në betejë tani, ju mund ta lini atë t’ju mposhtë ose t’ju bëjë më të fortë! Merrni vendimin e duhur dhe lëreni t’ju sjellë në një nivel më të thellë maturimi frymëror.


Ne i shërbejmë një Perëndie i Cili është kaq i mrekullueshëm saqë Ai mund t’i kthejë për mirë gjërat me të cilat Satani synon të na lëndojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon