Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua. Isaia 43:25
Pavarësisht se cili është problemi juaj apo sa keq ndiheni për veten si rezultat i tij, merrni këtë të vërtetë në zemrën tuaj: Zoti ju do. Jezus Krishti dha jetën e Tij që ju të mund të faleni dhe Ai ju dha një jetë të re. Zoti ju ka dhënë një familje të re dhe miq të rinj për t’ju dashur, pranuar, vlerësuar dhe mbështetur. Do t’ia dalësh për shkak të Atij që jeton brenda teje dhe kujdeset për ty.
Pendohuni për çfarëdo mëkati që qëndron mes jush dhe Atij dhe merrni faljen. Pavarësisht se çfarë mund të keni bërë, thuaj: “Zot, e bëra dhe është një mrekulli për mua të kuptoj se më do pa kushte dhe se më fal. Ti i ke larguar mëkatet e mia aq larg sa është lindja nga perëndimi dhe nuk i kujton më ato!” (Psalmi 103:12).
Kur pendoheni për mëkatet tuaja dhe merrni faljen e Perëndisë, nëse vazhdoni ti sillni tek Ai sa herë që vini me lutje, jeni duke i kujtuar Atij diçka që Ai jo vetëm ua ka falur por edhe e ka harruar.
Nga ky moment, ndaloni së ndëshkuari veten për diçka që nuk ekziston më.