Ndiqni paqen!

ndiqni paqen!

Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje. – Psalmeve 34:14

Çfarë na shkakton të humbasin paqen? Shumë gjëra, vonesat, trafiku, kafeja e derdhur… Prandaj është e rëndësishme të “ushtrojmë” ecjen në paqe çdo ditë. Për shembull, duhet të vendosni kur të mbyllni gojën dhe të mos ofendoheni shpejt. Nuk duhet të mërziteni kur e keni gabim ndonjëherë.

Nuk mund të rrini pa bërë asgjë dhe të uroni për paqe, të uroni që i ligu t’ju lërë rehat apo të uroni që njerëzit do të bënin atë që ju doni. Bibla na thotë të ndjekim paqen. Duhet të ndani mendjen për të kërkuar paqen.

Që Fjala e Perëndisë të jetë e frytshme në jetët tona, duhet të mbillet në zemrën e paqtë të dikujt për të cilën punon dhe bën paqen. Gjithë besimtarët kanë përgjegjësinë të mbajnë një frymë paqeje që Perëndia të përhapë Fjalën e Tij tek ata dhe përmes tyre.

A po kërkoni një mrekulli në jetën tuaj, por pavarësisht sa fort punoni, asgjë nuk ndodh? Mund të jetë sepse nuk po jetoni në paqe. Ju nxis të dëshironi paqen, kërkojeni dhe ndiqeni me gjithë fuqinë tuaj!


Lutje

Zot, nuk mund të rri pa bërë asgjë, duke pritur për paqen që të vijë automatikisht. Unë dua ta ndjek atë. Më trego si të ndjek paqen Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon