mos jini të ngarkuar, jini të frytshëm.

Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait. – Predikuesit 5:3

A po bëni gjëra që nuk po sjellin fryt? A po ju vjedh paqen ngarkesa e madhe?

Dëgjova njëherë për një rojtar që ruante një pjesë të madhe toke në pallatin e Bakingamit në Angli. Ajo tokë ishte ruajtur për njëzet e katër orë në ditë, për njëqind vite me radhë.

Dikush e pyeti: “Çfarë po ruan?” Ai nuk e dinte dhe thjesht tha që toka ishte në ruajte që prej njëqind vjetësh.

Sipas historisë, rreth njëqind vite më parë, mbretëresha kishte mbjellë disa trëndafila dhe donte të sigurohej që do të rriteshin. Një shekull më vonë, roja qëndronte aty ku më parë kishte qënë një trëndafil, duke ruajtur asgjë.

A ka gjëra që po i bëni por që nuk e dini përse po i bëni? Perëndia nuk na ka thirrur të ngarkohemi. Ai na thirri të jemi të frytshëm. Shumë aktivitete të pakuptimtë nuk sjellin fryt por vetëm stres.

Ju inkurajoj të bëni një inventar për gjërat që bëni gjatë ditës. Ndoshta po bëni diçka për të cilën Perëndia nuk ju ka thënë, ose diçka që jua ka kërkuar në të shkuarën por që nuk ka më vlerë tani. Lejoni Frymën e Shenjtë t’ju tregojë si të largoni prej vetes gjithë ngarkesën dhe të jeni të frytshëm.

Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të bëj një inventar të jetës sime dhe të heq aktivitetet e pakuptimta. Unë nuk dua të jem i ngarkuar. Më trego si të jetoj një jetë të frytshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon