Ngushëlluesi

Ngushëlluesi

Unë, unë vetë jam ai që ju ngushëllon (ISAIA 51:12)

Emrat e ndryshëm të Frymës së Shenjtë përshkruajnë karakterin e Tij dhe shërbesën e Tij në jetët tona. Ai është i thirrur të jetë Mësuesi ynë, Ndihmuesi ynë, Ndërmjetësuesi ynë, Avokati ynë, Fuqizuesi ynë, dhe Gati për ne. Këto emra zbulojnë atë që Fryma e Shenjtë dëshiron të bëjë për besimtarët. Sot unë dëshiroj të fokusohem tek Ai si Ngushëlluesi (shih Gjoni 14:16).

Për një kohë të gjatë unë gjithmonë inatosesha me bashkëshortin tim sepse ai nuk më ngushëllonte mua kur ndihesha se kisha nevojë për ngushëllim. Jam e sigurtë që ai përpiqej, por tani e kuptoj që Perëndia nuk do e lejonte Deivin të më ngushëllonte mua sepse unë duhet të kërkoja ngushëllim nga Fryma e Shenjtë. Ai do të më jepte të gjithë ngushëllimin që unë kisha nevojë, dhe unë thjesht duhet ta kërkoja.

Zoti do t’i lejojë njerëzit të na ndihmojnë vetëm në një masë të caktuar, dhe jo më shumë. Edhe ata njerëz që janë jashtëzakonisht të afërt me ne nuk mund të na japin gjithçka që na nevojitet gjatë gjithë kohës. Kur presim që të tjerët të bëjnë për ne atë që vetëm Zoti mund të bëjë, pritshmëritë tona janë në vendin e gabuar dhe ne gjithmonë do të zhgënjehemi.

Ngushëllimi i Perëndisë është shumë më e mirë se e i kujtdo tjetër. Një person nuk mund të na japë kurrë atë që na nevojitet vërtet nëse Perëndia nuk e cakton dhe vajos atë person që të na shërbejë, gjë që Ai e bën shpesh. Megjithatë, Perëndia është i vetmi burim i ngushëllimit të vërtetë dhe kur kemi nevojë për të, ne duhet të shkojmë tek Ai për të dhe ta marrim atë siç e sheh të arsyeshme për ta dërguar tek ne. Nëse jeni të lënduar sot, ju inkurajoj kërkoni nga Zoti ngushëllim hyjnor.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkoni dhe merrni ngushëllim nga Perëndia.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon