Një Lutje Shumë E Fuqishme

Një Lutje Shumë E Fuqishme

Duajini armiqtë tuaj, bekojini ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin. (MATEU 5:44)

Një nga lutjet më të fuqishme që mund të bësh është një lutje për armiqtë e tu. Nëse dëshiron të shohësh një njeri të fuqishëm në lutje, kërko për një person që ndërhyn në lutje për një armik. Unë besoj se Perëndia na bekon jashtëzakonisht kur ndërhyjmë për ata që na kanë ofenduar apo tradhtuar.

Të kujtohet Jobi? Atij iu desh të lutej për miqtë e tij pasi ata e kishin lënduar dhe zhgënjyer. Por menjëherë mbasi u lut, Perëndia filloi ta restauronte jetën e Tij. Në fakt, Perëndia i ktheu dyfishin e asaj që kishte humbur (shiko Jobi 42:10)! Të lutesh për dikë që të ka lënduar është shumë e fuqishme sepse, kur veprojmë kështu, e duam atë person dhe i bindemi Fjalës së Perëndisë.

Mundemi ta dëgjojmë zërin e Perëndisë në vargun për sot. Çfarë na kërkon Jezusi të bëjmë në këtë varg? Ai na udhëzon të lutemi për armiqtë tanë. Kur mendon për njerëzit që të kanë përdorur, abuzuar, ngacmuar dhe kanë folur ligësisht për ty, bekoji; mos i mallko. Lutu për ta. Perëndia e di se të bekosh armiqtë e tu nuk është e lehtë dhe mund të mos duash ta bësh këtë. Por nuk duhet ta bësh vetëm nëse do; ti e bën si për Perëndinë. Të zgjedhësh të lutesh dhe të bekosh në vend se të mallkosh është shumë e fuqishme në sferën shpirtërore dhe si rezultat i kësaj Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha në jetën tënde.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos i lejo njerëzit me frymë të ligë që të të çojnë në nivelin e tyre duke të të tunduar të veprosh njësoj si ta.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon