Plani I Mirë I Perëndisë

Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. PSALMI 139:16

Perëndia ka pasur një plan të mirë të caktuar për secilin prej nesh përpara se ne të shfaqeshim në këtë planet. Dhe plani i Tij unik për secilin prej nesh nuk është një plan dështimi dhe me çdo lloj misteri.

Tek Gjoni 10:10, Jezusi tha: “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Djalli vjen për të shkatërruar gjërat e mira që Perëndia ka në mendje për ne, dhe ne duhet të t’i rezistojmë atij me këmbëngulje. Plani i mirë i Zotit mund të jetë ndërprerë në jetën tuaj, por nuk është tepër vonë! Perëndia po ju afrohet tani dhe po ofron t’ju rivendosë gjithçka që armiku ka vjedhur dhe t’ju japë bekim të dyfishtë për telashet tuaja të mëparshme (Zakaria 9:12). Kërkojini Atij ta bëjë këtë dhe shikojeni Atë të punojë në jetën tuaj.


Perëndia do të bëjë për ju çfarë ju nuk mund të bëni për veten tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon