Të Fitosh Luftën

Të Fitosh Luftën

Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. Efesianëve 6:12

Satani lufton kundër nesh dhe një nga taktikat e tij është të na bëjë të ndihemi keq me veten tonë. A i na kujton ne të gjitha dështimet dhe dobësitë tona, por ne duhet të mbajmë mend që Perëndia di gjithçka për ne dhe Ai na do ne gjithsesi.

Ne luftojmë shumë beteja, por ndoshta beteja më e madhe që luftojmë është ajo me veten tonë. Ne mund të luftojmë me ndjesinë që ne duhet të kishim përmbushur më shumë në jetë se sa kemi bërë. Ne mund të ndjejmë se kemi dështuar në shumë mënyra. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë duke qenë të frustruar dhe duke luftuar brenda. Vetëm Zoti mund të na ndryshojë teksa besojmë tek Ai. Ai do të luftojë betejat tona dhe do të fitojë. Pjesa jonë është të besojmë, të bashkëpunojmë me Të dhe të ndjekim drejtimin e Frymës së Shenjtë.

Është e vështirë të arrijmë në vendin ku mund të jemi të sinqertë me veten tonë për mëkatet dhe dështimet tona, paaftësinë dhe gabimet tona, dhe prapëseprapë e dimë se ne shihemi si të drejtë me Perëndinë për shkak të asaj që Jezusi bëri për ne kur vdiq për ne dhe u ringjall nga të vdekurit. Nëse je në luftë brenda vetes, të dish se je drejtësia e Perëndisë në Krishtin është një çelës i jashtëzakonshëm për të përfituar paqen dhe fuqinë shpirtërore


Ne mund të ndryshojmë ndërsa adhurojmë dhe shikojmë Perëndinë, jo siç e shikojmë veten, duke shtuar të metat tona të shumta.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon