Të Largosh Shpërqëndrimet

Të Largosh Shpërqëndrimet

Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto do t’ju shtohen. – Mateu 6:33

Një nga armët më dinake të Satanit është shpërqendrimi. Ai e di që nëse shpërqendrohemi nga shqetësimet e botës, me shumë gjasa do të neglizhojmë kohën tonë me Perëndinë.

Për të na mbajtur besnikë dhe në marrëdhënie të ngushtë dhe në bashkësi më Të, ndonjëherë Perëndia do që të heqim shpërqëndrimet që na ndajnë nga Ai, edhe nëse kjo na dhemb.

Për shembull, nëse karriera dhe dëshira jonë për para apo një status shoqëror më të lartë janë më të rëndësishme për ne, sesa të kënaqim Perëndinë, kemi nevojë të vendosim prioritetet në vijë. Ose mbase një marrëdhënie  po ju pengon nga të kaluarit e kohës me Perëndinë dhe po kërkoni vëmendjen dhe aprovimin e njeriut më shumë, sesa të Perëndisë. Thelbi është që çdo situatë apo dëshirë në jetën tonë që na pengon nga të qenit të drejtuar nga Fryma e Shenjtë apo të jetuarit me Perëndinë është një shpërqendrim i pashëndetshëm që nuk është i mirë për ne.

Perëndia do që të lëvizemi nga Fryma e Tij, jo nga shpërqendrimet. Prandaj sot, largoni gjithë shpërqendrimet e jetës dhe qëllimisht përqendrohuni tek Perëndia. Kur ju kërkoni Perëndinë së pari me gjithë zemrën tuaj, do ta gjeni. Ai është gjithmonë aty duke pritur për ju.


Lutje

Zot, të kërkoj të më ndihmosh të largoj gjithë shpërqendrimet e jetës time, edhe nëse më dhemb. Më ndihmo të të kërkoj Ty mbi të gjithë dhe të drejtohem nga Fryma e Shenjtë në jetën time të përditshme. Unë dua të jetoj për Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon