Të Vetëdijshëm Për Drejtësinë

Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. 2 KORINTASVE 5:21

Besimtarët që jetojnë në shoqëri të ngushtë me Perëndinë nuk do të mendojnë se sa të tmerrshëm janë. Ata do të kenë mendime të bazuara në drejtësi që vijnë nëpërmjet meditimit të rregullt se kush janë ata “në Krishtin”.

Megjithatë, një numër i madh i të krishterëve mundohen nga mendimet negative se sa mëkatarë janë, ose sa i pakënaqur është Perëndia me ta për shkak të dobësive dhe dështimeve të tyre. Sa kohë humbet duke jetuar nën faj dhe dënim?

Ju inkurajoj të mendoni se si jeni bërë drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus. Mbani mend: Mendimet kthehen në veprime. Nëse doni të shijoni jetën që Jezusi vdiq për t’ju dhënë, është e rëndësishme të përputhni mendimin tuaj me Fjalën e Perëndisë.

Sa herë që ju vjen në mendje një mendim negativ, dënues, kujtojini vetes se Perëndia ju do dhe se jeni bërë të drejtë në Krishtin.


Ju po ndryshoni për mirë gjatë gjithë kohës. Çdo ditë jeni duke u rritur frymërisht. Perëndia ka një plan për jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon