. . . prandaj duajeni të vërtetën dhe paqen ZAKARIA 8:19
Dëshira e sinqertë e Perëndisë është për ju është të jetoni një jetë plot paqe. Sa më shumë i afroheni Zotit, sa më shumë vareni tek Ai, aq më shumë paqe do të keni.
Asnjë pozicion ose zotërim nuk ka vlerë nëse ju nuk keni paqe. Paraja, statusi, popullariteti , janë pakuptim nëse ju nuk keni paqe. Ju thjesht nuk mund t’i vini një çmim vlerës së paqes.
Shumë njerëz e kalojnë jetën e tyre duke u përpjekur të ngjisin shkallët e suksesit, por sa herë që bëjnë një hap, ata humbasin më shumë prej paqes së tyre, gëzimit dhe kohës me familjen e tyre. E gjithë jeta e tyre është konsumuar me presionin dhe stresin e përpjekjes për të mbajtur ato që kanë fituar.
Disa madje punojnë në disa punë për të arritur çfarë bota tund përpara tyre duke thënë: “ Duhet të kesh këtë që të jesh vërtetë i lumtur.” Ata i marrin ato “gjëra”, por sërish nuk kanë paqe.
Romakëve 14:17 na thotë: “sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë.” Mbretëria e Perëndisë gjendet në njohjen se kush ne jemi në Krishtin dhe pasjen e “paqes së Perëndisë, që ja tejkalon çdo zgjuarsie” (Filipianëve 4:7)
Perëndia dëshiron që ti kesh të plotësuara me bollëk nevojat e tua dhe të jesh në pozicionin ku mund të bekosh të tjerë. Kurrë mos dysho që Perëndia dëshiron të të bekojë, por mos kërko të kesh çdo gjë nëse nuk mund ta kesh paqësisht.