më shumë se fitimtarë

Por në të gjitha këto jemi më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi. – Romakëve 8:37

Perëndia na jep ëndrra për të ardhmen, por ndonjëherë këto ëndrra duken të pamundura. Në këto momente duket frika.

Nëse jeni të vendosur të mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, atëherë duhet të rrezikoni, duhet të jeni të guximshëm. Dhe keni nevojë të kuptoni që guximi nuk është mungesa e frikës; është të ecni përpara edhe kur keni frikë. Prandaj, kur përballeni me situata që ju kërcënojnë dhe ju frikësojnë, lutuni për hirin e Perëndisë që t’ju japë guxim dhe kurajo të ecni përpara pavarësisht ndjenjave të frikës.

Fryma e frikës do të përpiqet të mos ju lejojë të ecni përpara. Armiku ka përdorur frikën për shekuj me radhë që të mundohet të na ndalojë dhe nuk do ta ndryshojë strategjinë tani. Por ju mund ta mposhtni frikën, sepse jeni më shumë se fitimtarë përmes Krishtit që na do.

Dua t’ju inkurajoj të jeni të vendosur të përballni frikën kur vjen kundër jush. Qëndroni të fortë, duke i besuar Perëndisë dhe duke e ditur që Ai është gjithmonë me ju.

Lutje

Perëndi, edhe pse mund të ndihem e frikësuar, unë i besoj Fjalës Tënde, që thotë se jam më shumë se fitimtar. Unë mund të arrij çdo ëndërr që Ti më ke dhënë sepse Ti më do dhe më jep fitoren.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon