a keni shpresë?

Dhe besimi është siguria (konfirmimi) e gjërave që shpresohen (nga ne), bindja e gjërave që nuk shihen (besimi i marrë si fakt real për atë që nuk duket nga shqisat). – Hebrenjve 11:1

Kur mendoni për të ardhmen, a keni shpresë? Apo keni nje ndjesi frike?

Njerëzit që kanë parë besnikërinë e Perëndisë në të shkuarën janë të prirur drejt një të ardhme plot shpresë. Ata e dinë që një situatë e keqe mund të kthehet në një dëshmi të mrekullueshme shumë shpejt.

Nga ana tjetër, njerëzit që kanë humbur shpresën, e shikojnë jetën nga një prespektivë frike. Frika vjedh aftësinë për të shijuar një jetë të zakonshme dhe sjell ankth për të ardhmen.

Shpresa është e kundërta e frikës por e afërme e besimit. Besimi tek Perëndia, na drejton në shpresë dhe pikëpamja jonë për jetën dhe të ardhmen është pozitive.

Shpresa na lejon të lëmë në duart e Perëndisë gjithë pyetjet pa përgjigje; na fuqizon të qëndrojmë në paqe dhe na aftëson të besojmë më të mirën për ditët në vazhdim.

Mund të keni shpresë kur besoni në dashurinë e Perëndisë. Ai ka fuqinë të sigurojë për ju dhe t’ju drejtojë përmes çdo situate.

Lutje

Perëndi, unë zgjedh të kem besim në Ty, duke e ditur që do të më drejtojë në shpresë. Nuk kam përse të kem frikë, sepse Ti ke aftësinë të kujdesesh për mua, prandaj kam shpresë në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon