Dhe ai që rrinte mbi fron tha: ‘’Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja’’. Dhe më tha: ‘’Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike’’. ZBULESA 21:5
Kaq shumë njerëz jetojnë jetë të mjerueshme sepse janë në konflikt dhe ndihen të ngarkuar për gabimet e së kaluarës së tyre. Nëse keni qenë të pakënaqur ose të dekurajuar për shkak të gjërave që kanë ndodhur në të kaluarën tuaj, ju inkurajoj të ndryshoni të menduarit tuaj dhe të vendosni fokusin tuaj në një drejtim krejtësisht të ri. Përcakto të jesh ajo që Perëndia dëshiron që të jesh, të kesh atë që dëshiron Perëndia që të kesh dhe të marrësh atë që Jezusi vdiq për t’ju dhënë.
Jeta juaj e re në Krishtin do të thotë që jeni falur nga të gjitha mëkatet tuaja. Perëndia iu ka pastruar dhe tani ka vendosur banesën e Tij në zemrën tënde. Ju mund ta lini të shkuarën tuaj të shkojë dhe të filloni të gëzoheni për të ardhmen tuaj.
Kur ndiheni të dekurajuar, thoni, “Unë nuk do të jetoj në skllavëri më. Unë nuk mund të bëj asgjë për çfarë kam bërë në të shkuarën, por unë mund të bëj diçka për të ardhmen time. Unë do ta shijoj jetën time dhe kam atë që Jezusi vdiq që të kem. Unë do ta lë të shkuarën time dhe do të vazhdoj të ndjek Perëndinë nga kjo ditë e tutje!”
E djeshmja është histori. E nesërmja është një mister. E sotmja është një dhuratë nga Perëndia.