fitorja që kemi në Jezusin

Por atë, që u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, Jezusin, e shikojmë të kurorëzuar me lavdi dhe nder, për shkak të vuajtjes së vdekjes, që me anë të hirit (favorit të pamerituar) të Perëndisë (për ne mëkatarët) për të gjithë njerëzit, të shijonte vdekjen. – Hebrenjve 2:9

Bibla thotë që Jezusi përjetoi vdekjen për ne. Prandaj nuk na duhet të përjetojmë vdekjen e përjetshme sepse Ai ka paguar për gjithë mëkatin tonë dhe na ka dhënë dhuratën e jetës së përjetshme. Kjo është diçka për t’u ngazëllyer!

Për shkak të ngritjes së Jezusit dhe fitores ndaj vdekjes, çdo mëngjes i ri është një mundësi e re që ne të jetojmë fitoren që kemi në Krishtin. Unë besoj që kur të krishterët ecin, ferri shkundet e dridhet. Demonët duhet të dridhen kur kuptojnë që të krishterët janë zgjuar!

Kjo do të ndodhë kur të kuptojmë kush jemi në Krishtin dhe të kuptojmë autoritetin që kemi në Të. Jemi ushtarë në ushtrinë e Perëndisë. Ne kemi autoritet në Të!

Jezusi e ka mundur mëkatin dhe vdekjen. Kemi nevojë të ecim vazhdimisht në autoritetin dhe fitoren që Ai ka siguruar për ne. Kështu do të jemi ekstremisht të rrezikshëm për armiqtë e Perëndisë!

Lutje

Perëndi, faleminderit për fitoren që kam në Ty. Çdo ditë, më ndihmo të kuptoj më tepër çmimin që Ti pagove për mua, që unë të eci në gjithë autoritetin dhe fitoren që Ti më ke dhënë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon