Për çfarë po shpresoni?

Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12

Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po prisni të zhgënjeheni?

Shumë njerëz sot ndihen të pashpresë. Megjithatë, Jezusi nuk vdiq që ne të jemi të pashpresë. Ai vdiq që ne të jemi plot me shpresë.

I ligu kërkon të vjedhë shpresën tuaj dhe ai do t’ju gënjejë. Ai do t’ju thotë se asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në jetën tuaj apo që gjërat e mira për të cilat ju kujdeseni, nuk do të zgjasin. Nëse po përballeni me një situatë të vështirë, ai do t’ju thotë që nuk do këtë fund asnjëherë. Por qëndroni plot me shpresë dhe mbani mend që i ligu është gënjeshtar. Perëndia mund të ndryshojë gjithçka!

Ati ynë është i mirë dhe Ai ka plane të mira për jetën tuaj. Nëse mbani shpresën tuaj, veçanërisht në mes të vështirësive dhe momenteve të pasigurta, Ai ka premtuar “dyfishin.” Prandaj, refuzoni të hiqni dorë nga shpresa. Prisni që Perëndia të bëjë diçka, diçka të mirë!

Lutje

Zot, shpresa ime është në Ty. Satani është gënjeshtar dhe unë nuk do ta dëgjoj dhe të humbas shpresën. Unë pres që Ti të bësh gjëra të mira në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon