a po ndiqni Frymën e Shenjtë apo emocionet tuaja?

a po ndiqni Frymën e Shenjtë apo emocionet tuaja?

Prandaj ata që janë në mish (që ushqejnë dëshirat e natyrës së tyre mishërore) nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë. – Romakëve 8:8

Flas shumë për të ndjekur Frymën e Shenjtë, jo emocionet tona. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se si emocionet tona operojnë.

Emocionet janë një fushë e shpirtit tonë. Shpirti ynë përbëhet nga mendja, vullneti dhe emocionet; na thotë çfarë mendojmë, çfarë duam dhe si ndihemi. Nga këto tre fusha të shpirtit, ndjenjat janë ato që na trazohen më shpejt.

Me fjalë të tjera, urtësia dhe mprehtësia e Frymës së Shenjtë në frymën tonë shtyhen jashtë shumë lehtë nga emoconet tona.

Bibla thotë që kjo “jetë e mishit” nuk e kënaq Perëndinë. Kjo nuk do të thotë që Perëndia nuk na do. Do të thotë që nuk është i kënaqur dhe nuk e pranon këtë sjellje mishërore.

Gjithsesi, sapo kuptoni se si punojnë emocionet negative, mund t’i mposhtni. Shpirti ynë mund të jetë i fortë, por fryma jonë mund të jetë edhe më e fortë nëse e forcojmë duke kaluar kohë në praninë e Perëndisë. Shkoni tek Fjala sot dhe jepini frymës suaj forcën për të mposhtur emocionet tuaja.


Lutje

Perëndi, nuk dua të lejoj emocionet e mia të mbifuqizojnë frymën time. Ndërsa kaloj kohë me Ty dhe lexoj Fjalën Tënde, më jep fuqinë që më duhet të drejtohem nga Fryma, jo nga ndjenjat.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon